Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që përfaqësuesit evropianë të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave për paqen në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff, pas takimit që zhvilloi të enjten me kreun e Kremlinit në Moskë. Përfshirja e vendeve evropiane në tryezën e negociatave mund të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, megjithatë deklaratat e Putinit tregojnë se palët kanë ende dallime të mëdha për mënyrën se si duhet të arrihet një marrëveshje. “Evropianët do të marrin pjesë në takimin e ardhshëm. Ne e konsiderojmë këtë një moment shumë të rëndësishëm, sepse ata janë partnerët tanë dhe është e rëndësishme që të jenë pjesë e...