Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

Putin paralajmëron Perëndimin: Rusia mund të përdorë “të gjitha armët” nëse sulmohet Kaliningradi Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se Moska është e gatshme të përdorë të gjitha armët në arsenalin e saj, përfshirë armët bërthamore, në rast të një sulmi ndaj Kaliningradit. Duke folur në Klubin e Diskutimit Valdai në Moskë, Putin tha se Rusia nuk ka plane të sulmojë vendet evropiane, por paralajmëroi se do t’i përgjigjej çdo agresioni kundër territorit rus. Në deklaratën e tij, presidenti rus iu referua veçanërisht Kaliningradit, enklavës ruse në Detin Baltik, e cila kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë, të dyja vende anëtare të NATO-s. “Stërvitjet në Detin Baltik, njëra pas tjetrës… E gjithë kjo është një përshkallëzim”, tha Putin, duke iu referuar aktiviteteve ushtarake të NATO-s...