Putin me raketa në dorë: Dakord për negociata, por luftën do ta vazhdojmë

Putin me raketa në dorë: Dakord për negociata, por luftën do ta vazhdojmë

Moska sinjalizon gatishmëri për t’u rikthyer në tryezën e negociatave me Kievin, por pa pranuar armëpushim në front. Rusia kërkon bisedime, ndërsa paralelisht thekson se operacionet ushtarake do të vijojnë. Deklarata e fortë vjen nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili nga Nju Delhi, në margjinat e samitit të BRICS, deklaroi se Moska nuk ka ndërmend të pezullojë operacionet ushtarake gjatë negociatave. Sipas Lavrov, Rusia po tregon vullnet të mirë dhe është e gatshme të rikthehet në dialog me Ukrainën. Por kushti i Moskës është i qartë: bisedimet mund të zhvillohen, ndërsa luftimet në terren vazhdojnë. Madje, Lavrov përsëriti ftesën që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të udhëtojë në Rusi për të zhvilluar negociata me udhëheqjen ruse. “Nëse dëshiron të vijë, le të vijë”,...