Putin, Evropës: Nëse doni luftë me Rusinë, përgatituni! Nuk do të ketë fitues

Putin, Evropës: Nëse doni luftë me Rusinë, përgatituni! Nuk do të ketë fitues

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar vendet evropiane se Moska është e përgatitur për një konflikt të mundshëm ushtarak, megjithëse nuk dëshiron një luftë me Evropën. “Nëse shpërthen lufta, nuk do të ketë fitues. Le të mos e harrojë Evropa këtë”, deklaroi Putin, duke paralajmëruar për pasojat e një përshkallëzimi të mundshëm mes Rusisë dhe vendeve perëndimore. Deklaratat e presidentit rus u bënë gjatë një takimi mes Rusisë dhe vendeve afrikane, ku ai komentoi edhe paralajmërimet e zyrtarëve gjermanë dhe britanikë për mundësinë që NATO të përballet ushtarakisht me Rusinë deri në vitin 2030. “Shumë njerëz po flasin për nevojën për t’u përgatitur për luftë jo më vonë se viti 2030. A është kjo qasja e duhur? Jo”, u shpreh Putin, sipas agjencisë ruse të...