Punonjësi humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike, Prokuroria procedon penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka urdhëruar ndalimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit në Bashkinë Tropojë, shtetasit N.Gj., si dhe të teknikut të mirëmbajtjes së rrugëve, G.H. Zyrtarët e bashkisë u ndaluan nën akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, vijim i hetimeve për aksidentin fatal me bazë mungesën e sigurisë në punë. Hetimet lidhen me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator 2026 në fshatin Bujan të Tropojës. Katër punonjës të bashkisë — M.S., A.D., I.D. dhe A.A. — po punonin për montimin e një shtylle të ndriçimit rrugor në zonë, ku gjatë procesit të ngritjes kanë rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me përcjellësit elektrikë. Si pasojë e...
Burimi:
syri.net