Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, Prokuroria Kukës procedon penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë
pamje nga vendgjarja ne tropoje KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka proceduar penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë pas humbjes së jetës së punonjësit në shtyllën e ndriçimit dhe plagosjes së dy të tjerëve. Dy drejtorët u arrestuan një ditë pas ngjarjes për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë, lidhur me rrethanat e aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa katër punonjës të bashkisë po punonin për vendosjen e ndriçimit në një rrugë. Gjatë punës, shtylla që po vendosej humbi ekuilibrin për shkak të peshës dhe ra në kontakt me telat elektrikë, duke e përcjelljë rrymën te punonjësit. Për pasojë, 59-vjeçari Muhamet Sylisuf humbi jetën në vend, ndërsa 3 punonjësit e tjerë u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së...
Burimi:
zeri.ai