Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot (31 gusht) kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për këtë arsye, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë. Gjatë orëve të punimeve, qarkullimi do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemave të përcaktuara nga ARRSH. Drejtimi Tiranë–Durrës: Mjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet përmes...
Burimi:
javanews.al