Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Rreth 64 milionë lekë janë paguar për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, por investimi nuk ka arritur të vihet në funksion. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se punimet e realizuara nuk kanë prodhuar efektin e pritshëm, pasi një pjesë thelbësore e sistemit të furnizimit me ujë nuk është ndërtuar, duke e lënë projektin të papërfunduar. Sipas raportit përfundimtar të auditimit, vlera prej 63,989,574.84 lekësh pa TVSH, e paguar për punimet e këtij ujësjellësi, konsiderohet nga KLSH si shpenzim pa ekonomicitet, efikasitet dhe efektivitet. Kjo pasi, pavarësisht realizimit të një pjese të infrastrukturës, sistemi nuk ishte funksional në momentin e auditimit dhe nuk kishte përmbushur qëllimin për të cilin ishte financuar. Investimi është pjesë e një kontrate më...
Burimi:
gijotina.com