Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh
Një 39-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje në disa biznese. Në pranga është vënë Kumrie Zika. Sipas Policisë, gruaja punësohej nëpër biznese të ndryshme me qëllim që të vidhte xhirot ditore dhe më par largohej. 39-vjeçarja u kap në ambientet e një lokali në Tiranë nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pasi ishte në kërkim. Nga hetimet, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej. Policia ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh së shtetases. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”....
Burimi:
gijotina.com