Puna për dosjen e Prespës në UNESCO, ministri Gonxhja takim me homologun grek dhe maqedonas
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja është takuar sot me homologët e tij nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për të nisur punën për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Procesi do të mbështetet nga Bashkimi Europian, i cili do të financojë me 2 milionë euro studimin e fizibilitetit për këtë kandidaturë të përbashkët mes tre vendeve. “Jemi sot në bashkinë e Prespës në Greqi, së bashku me homologët Mendoni nga Greqia, Ministre e Kulturës dhe Sulejmani nga Maqedonia e Veriut, Ministër i Kulturës dhe Turizmit, për të nisur një proces të përbashkët: përgatitjen e kandidaturës së këtij rajoni për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Prespa na bashkon përmes natyrës,...
Burimi:
kohajone.com