“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, u shpreh sot para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe SHBA do të vijojë, duke theksuar se do të punohet për goditjen e rrjeteve kriminale dhe modernizimin e forcave të armatosura. “Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit. Ai tha më tej se SHBA mbetet...