Pukën e dogjën për të ndërtuar parqe eolike

Pukën e dogjën për të ndërtuar parqe eolike

Pak ditë pasi zjarret masive shkrumbuan pyjet e mbrojtura të Pukës, bashkia ka njoftuar hapjen e konsultimeve publike, për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike. Konsultimet publike për atë që bashkia e cilëson ekonomi pyjore, bëhen pikërisht për zonat e përfshira nga zjarret si: “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Nga uebsajti zyrtar i bashkisë, rezulton se njoftimi është publikuar në datën 20 gusht, kohë kur banorët dhe zjarrfikëset ishin në luftë me flakët. Datat e publikuara për mbajtjen e konsultimeve janë 9-10 shtator, por banorët e zonave të prekura nga zjarret dhe nisma, kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e lidhur rënien e zjarreve, me projektet e zhvillimit. “Me sa duket, kjo qenka arsyeja që malet tona u dogjën. Ne rrezikuam jetët tona...