Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Mes lojtarëve të grumbulluar, ka disa risi, ku vëmendjen më të madhe e tërheq talenti i Bayern Munich, Erblin Osmani. Mesfushori ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se ka luajtur me të rinjtë e Gjermanisë. Për herë të parë janë ftuar edhe Dion Kacuri e Milot Avdyli, që aktivizohet te skuadra e Celjes. Mungojnë në listë, Amir Rrahmani dhe Florent Hadergjonaj, të cilët kanë njoftuar tërheqjen përkohësisht. Lista e plotë: Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni Mesfushorët dhe sulmuesit: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion...
Burimi:
javanews.al