Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Në Top Story me Grida Dumën vijon diskutimi në lidhje me pamjet intime të personave publikë të shpërndarë gjerësisht në rrjet. Filip Çakuli, i ftuar në studio, ka komentuar mbi ngjarjen, ku shprehet se pavarësisht se autorët do të dënohen, dëmi i madh moral që i është shkaktuar viktimave është i madh. Çakuli: Dëgjova emrin e Aurela Gaçes, emër i madh. Ndoshta gjykata do t’i dënojë autorët, por kurrë nuk do të shuhet ndotja që i kanë bërë emrave të këtyre personave. Kur janë këto video me intimitete, hapen me shpejtësi. Të kesh video që mezi marrin lekët pensionistët, nuk e hap asnjë njeri. Këto janë ëprgjegjësi jo vetëm e policisë, por e gjithë shoqërisë. Karamuço: Ajo që është abuzuar është se kush ka pasur...