Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës në gjurmët e autorëve: Po identifikohen adresat IP
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur një hetim pas publikimit dhe shpërndarjes online të materialeve filmike me përmbajtje intime, të cilat dyshohet se u përkasin personave publikë. Në fokus të hetimit janë faqet dhe profilet që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në autorët e publikimeve. Krahas veprimeve për identifikimin e personave që qëndrojnë pas shpërndarjes policia po ndjek edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar. Në kuadër të hetimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e...
Burimi:
zeri.ai