Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime, që dyshohet se u përkasin personazheve publike. Policia e Tiranës njofton se Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime për identifikimin e adresave IP, si dhe të dhënave të tjera që lidhen me faqet dhe profilet që kanë publikuar apo shpërndarë materialet. Po ashtu, po ndërmerren edhe procedurat për heqjen e përmbajtjeve intime nga platformat online ku janë publikuar. Blutë njoftojnë se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Njoftimi i policisë Tiranë: Drejtoria Vendore e Policisë...
Burimi:
gijotina.com