PSG “ngushëllon” Kvaratskhelia pas dëmtimit të rëndë, në plan është zgjatja e kontratës deri në vitin 2032

PSG “ngushëllon” Kvaratskhelia pas dëmtimit të rëndë, në plan është zgjatja e kontratës deri në vitin 2032

23 Tetor 2026 10:25 Telesport Sezoni për Khvicha Kvaratskhelia mund të konsiderohet i mbyllur. Anësori i PSG pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së Champions League kundër Barcelonës (parizienët fituan 4-2). Bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë që do ta mbajë lojtarin me numrin 7 të PSG larg fushave për një periudhë të gjatë. Ndërhyrja kirurgjikale është planifikuar për më vonë gjatë këtij muaji dhe vetëm pas kësaj procedure do të mund të përcaktohet një afat i saktë për rikuperimin e tij. Pavarësisht këtij pengese të rëndë fizike, klubi francez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga projekti i tij që ka në qendër gjeorgjianin. PSG synon të vazhdojë negociatat për rinovimin e kontratës,...