PSG-ja synon Rayan Cherki, gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për francezin
29 Tetor 2026 14:21 Alfred Lleshi PSG ka vënë në shënjestër Rayan Cherki dhe është gati të ofrojë rreth 100 milionë euro për fantazistin e Manchester City. Mbetet për t’u parë nëse kjo shumë do të mjaftojë për ta bindur klubin anglez. Trajneri i City, Enzo Maresca, vlerësoi së fundmi cilësitë e francezit, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron ta humbasë: “Për momentin, Rayan është një nga lojtarët më të mirë në Europë, nëse luan në pozicionin e duhur. Nëse arrijmë ta mbajmë dhe t’i shërbejmë topin, ai bëhet një nga më të mirët në përgjithësi. I pëlqen ta ketë topin në këmbë dhe të lëvizë shumë, ndaj shpesh largohet nga pozicioni ideal. Për sa iu përket golave dhe asistimeve, po bën diçka fantastike. Kur...
Burimi:
telesport.al