“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

Një moment të keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Europën e ka konsideruar ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë që dënoi me 81 vjet burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së. Për televizionin “A2 CNN”, ai tha se procesi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë që nga fillimi. “Një trishtim i plotë është një moment i keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Europën në përgjithësi. Procesi që nga fillimi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë. Procesi që zgjati 10 vite hetim nga zyra e prokurorit special, 6 vite nga të cilat 4 ishin në izolim pa asnjë lloj lirie përveç një dite për Thaçin kur iu lejua të shkonte në varrimin e babait....