Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Publikimi i fotografive zyrtare të liderëve të Ballkanit dhe botës krah presidentit amerikan Donald Trump nga Nju Jorku ka nxitur diskutime të shumta dhe pretendime në rrjetet sociale. Qëndrimi i njëjtë, gishti i madh i dorës së djathtë lart dhe buzëqeshja pothuajse identike kanë bërë që në rrjet të aludohet me shaka edhe për përdorimin e figurave prej letre apo fotomontazheve. Fotografitë zyrtare u shkrepën në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Hotelin “Lotte New York Palace”, gjatë një pritjeje të mbyllur për mediat ku Trump mirëpriti delegacionet ndërkombëtare. Sipas ekspertëve dhe protokollit zyrtar, pamja “identike” e presidentit amerikan në çdo foto shpjegohet me disa faktorë kryesorë: Stafi i protokollit u cakton liderëve pozicionet fikse përpara dy...