“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve
Debati për pagat e magjistratëve është përqendruar te zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me aktivisten Edlira Çepani që e ka pyetur drejtpërdrejt deputeten e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, nëse vendimi është zbatuar brenda afatit të përcaktuar. Në përgjigje, Bylykbashi tha se bëhet fjalë për një proces të nisur nga sistemi i drejtësisë dhe se Gjykata Kushtetuese i ka ngarkuar Parlamentit marrjen e nismës ligjore. Në vijim të diskutimeve në emisionin “Off the Record” në A2CNN, gazetari Andrea Danglli kërkoi një përgjigje të drejtpërdrejtë nga deputetja socialiste, e cila u shpreh se nisma ligjore është depozituar më 30 korrik dhe aktualisht është duke u shqyrtuar. Çepani: A keni zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese brenda datës 31 korrik kur ndodhi? Bylykbashi: Nëse do të kishte pak maturi në...
Burimi:
javanews.al