Pse një autobiografi e viteve ’70 flet aq qartë me lexuesin e sotëm

Pse një autobiografi e viteve ’70 flet aq qartë me lexuesin e sotëm

Nga Alda Bardhyli Libri autobiografik “Kalamaja” i Patti Smith tregon historinë e dy artistëve të rinj që mbërrijnë në Nju Jork me pak para, shumë pasiguri por me një ambicie të madhe krijuese. Është historia e gjatë e dashurisë me Robert Mapplethorpe. Si poete ajo bën një rrëfim plot mendim, shkruan për mënyrën se si formohet një artist, për marrëdhënien mes jetës dhe veprës dhe për atë që ndodh kur arti nuk është një karrierë, por një mënyrë për të kuptuar botën. Libri ka ardhur në gjuhën shqipe nen përkthimin e lartë të Alen Bejkos dhe botuar nga Berk. Në një kohë kur autobiografia është bërë një nga format më të konsumuara të letërsisë, “Kalamaja” mbetet një përjashtim. Libri nuk ndërtohet mbi rrëfimin plot ngjyra...