Pse e ndryshojnë gjethet ngjyrën në vjeshtë?
Natyra gjen gjithmonë një mënyrë për ta bërë më të bukur ardhjen e të ftohtit. Krahas veshëve të skuqur dhe hundëve që rrjedhin, vjeshta na dhuron një pamje mahnitëse: gjethe të kuqe flakë, të verdha si ari dhe madje edhe ngjyrë vjollcë të errët. Në varësi të zonës ku jetojmë, pemët gjetherënëse fillojnë të zëvendësojnë gjelbërimin e verës me ngjyrat e ngrohta të vjeshtës, nga fundi i shtatorit deri në nëntor. Edhe pse ndryshimi i ngjyrave të gjetheve e kthen peizazhin në një pikturë të vërtetë, procesi shkencor që qëndron pas këtij fenomeni është më i ndërlikuar nga sa duket. Pse ndryshojnë ngjyrë gjethet gjatë vjeshtës? Dhe çfarë përcakton ngjyrat që mbizotërojnë në një zonë të caktuar dhe momentin kur ato arrijnë bukurinë e tyre...
Burimi:
syri.net