Pse duhet të qeshim me veten, sipas Senekës dhe Niçes
Nga István Darabán Ne e ndiejmë çdo ditë të jetës sonë fuqinë bezdisëse të fatit. Na prishet ombrella pak minuta para fillimit të shiut, dera e ashensorit na mbyllet në fytyrë, ngecim në trafik kur duhet të jemi shpejt dikur, na anulohet fluturimi me avion. Është në natyrën tonë të ndihemi të mërzitur dhe të vuajmë kur përballemi me gjëra të tilla. Megjithatë për filozofët stoikë, konsumimi i energjive tuaja përmes reagimeve negative, nuk ju ndihmon aspak që të ndreqni problemet tuaja apo të gjeni paqen me veten. Sigurisht, shumë nga gjërat që ndodhin në jetë është jashtë kontrollit tonë. Por ne mund ta kontrollojmë mënyrën se si reagojmë ndaj problemeve dhe tragjedive, që na hedh fati në rrugëtimin tonë. Seneka, një filozof stoik dhe burrështetas romak i shekullit I, thoshte se një nga mënyrat më të mira për të reaguar ndaj problemeve është e qeshura ndaj tyre: ”Ne duhet t’i marrim gjërat më lehtë, sepse është më njerëzore të qeshësh me jetën sesa të vajtosh për të… E qeshura i krijon asaj një perspektivë të drejtë shprese, ndërsa vajtimi për gjërat që nuk mund të shpresosh se do të korrigjohen është diçka pa...
Burimi:
kultplus.com