“Pse duhet të kem frikë?”- Sekretari Amerikan i Thesarit, Bessent: Nuk frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani!

“Pse duhet të kem frikë?”- Sekretari Amerikan i Thesarit, Bessent: Nuk frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani!

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se nuk frikësohet nga kërcënimet me vdekje që vinë nga Irani, pasi u zhvendos së fundmi nga rezidenca e tij në Uashington D.C. në një bazë ushtarake amerikane. “Pse duhet të kem frikë kur personeli ynë ushtarak në Gjirin Persik dhe Presidenti (Donald) Trump marrin vazhdimisht kërcënime me vdekje?”, u shpreh Bessent në një intervistë për CNBC. Irani ka mohuar akuzat se po komploton për të sulmuar zyrtarë dhe qytetarë në tokën amerikane. Megjithatë, Bessent shtoi se Irani po sillet “si një kafshë e rrezikshme e zënë ngushtë”, duke shpjeguar se ka ndjekur udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe është zhvendosur nga shtëpia e tij në një bazë ushtarake. Bessent tha se u detyrua të zhvendosej pjesërisht edhe për...