Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

Vendimi i fundit i bankës qendrore holandeze për të zhvendosur rreth 86 tonë ar nga Nju-Jorku në Londër nxori në pah shqetësimet në rritje të disa qeverive lidhur me ruajtjen e aseteve strategjike në SHBA dhe nëse ato do të mund të ishin lehtësisht të aksesueshme në rast krize. De Nederlandsche Bank (DNB) përmendi “paqëndrueshmërinë gjeopolitike” si arsye dhe tha se shpërndarja e arit në vende me juridiksione të ndryshme do të përmirësonte “gatishmërinë për kriza”. Fort Knox, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë amerikane, është sinonim i sigurisë maksimale.Fotografi: picture alliance/dpa/AP EdheFranca hoqi të gjithë arin e saj që kishte mbetur në Rezervën Federale të Nju-Jorkut midis korrikut 2025 dhe janarit 2026. Megjithatë guvernatori i Bankës së Francës, François Villeroy de...