Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Amerikanët po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj gjigantëve të teknologjisë dhe zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Kundërshtimet lidhen me konsumin e madh të energjisë elektrike dhe ujit nga qendrat e të dhënave, zgjerimin e sistemeve të mbikëqyrjes elektronike dhe pasurimin e jashtëzakonshëm të drejtuesve të kompanive të mëdha teknologjike. Në shënjestër të kritikave është edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili akuzohet se nuk po vendos masa mbrojtëse për qytetarët përballë fuqisë në rritje të këtyre kompanive. Pak më shumë se 20 vjet më parë, interneti dhe teknologjia shiheshin si premtimi i një bote të re, ku informacioni dhe shërbimet do të ishin të aksesueshme për të gjithë. Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, premtonin ta bënin dijen universale...