PS Shkodër “rokadë” në drejtoritë në varësi të dikastereve qendrore, lëvizjet pasojnë ndryshimin në Qark

PS Shkodër “rokadë” në drejtoritë në varësi të dikastereve qendrore, lëvizjet pasojnë ndryshimin në Qark

Rubin Borshi, aktualisht administrator i NJA nr. të qytetit të Shkodrës, është emëruar në krye të Filialit të Postës Shqiptare në Shkodër. Në këtë detyrë, ai pason bashkëkryetaren e PS- së për Bashkinë Shkodër, Kejsi Spahija.Ndërkohë, Spahija ka marrë një tjetër detyrë mjaft të rëndësishme. Ajo do të pasojë Sara Gjurgjej në krye të NJVKSH-së, e cila u komandua përkohësisht pas largimit të Jetmir Lumaj.Këto dy lëvizje vijnë pak orët pas ndryshimit të kreut të Këshillit të Qarkut Shkodër, ku përmes dorëheqjes, Edmond Ndou “i hapi krahun” për këtë post Marina Duhanit të PSD-së, e cila me 1 shkurt 2024, i liroi vendin pikërisht Ndout. Duhani pritet të marrë zyrtarisht postin ditën e premte, në një mbledhje formale ku do të zgjidhet kryetare e Këshillit...