PS-PD ulen bashkë për Reformën Zgjedhore, Agron Shehaj: I njëjti pazar, por ndryshimin nuk e ndalin dot
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar atë si vijim të pazareve politike të 35 viteve të fundit. Sipas Shehajt, dy partitë po përdorin reformën si pretekst për të ndryshuar Kodin Zgjedhor sipas interesave të tyre, ndërsa theksoi se pavarësisht përpjekjeve të klasës së vjetër politike, shqiptarët kërkojnë ndryshimin e asaj klase politike dhe se ky ndryshim nuk mund të ndalet. Postimi i plotë I njëjti pazar 35-vjeçar. E njëjta tryezë, të njëjtat gjëra, të njëjtat figura. Përfshijnë edhe në këtë rast një përfaqësuese të Bashkimit Europian e cila me të drejtë kërkon ndryshime të kodit zgjedhor, por ndryshime për t’i bërë zgjedhjet më demokratike. Por ata, me...
Burimi:
kohajone.com