PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime të mazhorancës. Mes tyre, “Diella” dhe Endri Shabani

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime të mazhorancës. Mes tyre, “Diella” dhe Endri Shabani

Nga shtatori Gjykata Kushtetuese do të shndërrohet në arenën e betejës ku do të përplasen opozita dhe mazhoranca socialiste për 6 vendime të parlamentit të cilat sipas Partisë Demokratike janë miratuar në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Çështja më interesante për të cilën pritet vendimi i gjyqtarëve është ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale. Partia Demokratike kërkoi në Kushtetuese shpalljen të paligjshme të Diellës duke theksuar se cilësitë e ministrit janë të përcaktuar qartë në Kushtetutë, dhe Diella nuk përmbush asnjë prej tyre. Shqyrtimi i kësaj çështjeje ka përfunduar në muajin maj dhe opozita ka akuzuar gjyqtarët se kanë shkelur ligjin pasi duhet të kishin shpallur vendimin brenda një muaji. Vendimi i Kushtetueses për ministren Diella, është i pari që lidhet me inteligjencën artificiale,...