PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi me unanimitet mes maxhorancës dhe opozitës projektligjin që i hap rrugë dërgimit të 40 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Rripin e Gazës. Drafti po shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të futet me prioritet në rendin e ditës në seancën plenare më të afërt. Trupat shqiptare do të rreshtohen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), nën ombrellën e Bordit të Paqes. Në projektligj përcaktohet se 40 ushtarakët e Forcave tona të armatosura do të kenë mision të tyre mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin, raportimin e situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera, në kuadër të...
Burimi:
javanews.al