‘PS e ka treguar se s’bën zgjedhje’, Abilekaj: Mazhoranca s’përfaqëson shumicën, korrupsioni vijon…

‘PS e ka treguar se s’bën zgjedhje’, Abilekaj: Mazhoranca s’përfaqëson shumicën, korrupsioni vijon…

Për gazetarin dhe analiston Enton Abilekaj, nëse reforma territoriale e 2015 solli më shumë varfëri dhe mungesë shërbimesh, ‘Territorialja’ e 2026 do të jetë më keq për qyetarët që preken nga shkrirja e bashkive. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Abilekaj tha se reforma e sivjetshme mund të largojë akoma më shumë institucionin shtetëror ndaj tyre. Sipas Abilekajt, nëse reforma e re territorial nuk shoqërohet me konsensusin e qytetarëve, atëherë është e destinuar të jetë një hartë elektorale në favor të mazhoracnës socialiste, duke ditur që kjo e fundit e ka treguar se nuk bën zgjedhje. Analisti theksoi gjithashtu se parlamenti nuk përfaqëson më popullin, sikurse kjo mazhorancë, ndaj sipas tij edhe qytetarët u dyndën në shesh nga maji, duke treguar se...