PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

Pas disa muajsh ngërçi dhe mungese aktiviteti, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rikthehet sot në tryezën e diskutimeve. Por, pavarësisht rifillimit të punës, dakordësia mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duket ende larg. Palët nuk kanë arritur të bien dakord as për agjendën e mbledhjes së parë. Në një kohë kur politika shqiptare përballet me tensione të shtuara dhe protesta që u shoqëruan me molotovë e zjarr në kryeqytet, PS dhe PD pritet të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për një nga çështjet më të rëndësishme të sistemit demokratik: ndryshimin e rregullave të zgjedhjeve. Burime nga selia blu kanë bërë të ditur rendi i ditës është përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga socialistët. Sipas demokratëve, mazhoranca po përpiqet ta orientojë procesin drejt plotësimit të...