Protestuesja e kthyer nga emigrimi: Erdha sepse atdheu është në rrezik, kauza jonë është e pavdekshme

Protestuesja e kthyer nga emigrimi: Erdha sepse atdheu është në rrezik, kauza jonë është e pavdekshme

Një nënë e kthyer nga emigracioni iu bashkua protestës së ditës së 92-të përpara Kryeministrisë. Nga foltorja e improvizuar, ajo falënderoi qytetarët që vijojnë të qëndrojnë në shesh pavarësisht temperaturave të larta dhe lodhjes, ndërsa tregoi se vendimi për t’u kthyer në Shqipëri lidhet me atë që ajo e cilësoi si një moment rreziku për vendin. “Unë jam një nënë shqiptare e kthyer nga emigracioni sepse thashë se atdheu është në rrezik. Nënat e tjera duhet të vijnë këtu në krah të fëmijëve tanë!”, apeloi ajo. Gjatë fjalës së saj, ajo denoncoi episode që, sipas saj, kanë ndodhur gjatë marshimit të protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Ajo tha se persona të cilët i identifikoi si “patronazhistë” kanë hedhur vezë nga lart në drejtim të...