Protestuesit thirrje gjeneralit Wesley Clark në Nju Jork: Mos qëndroni në krah të Edi Ramës, ai është kriminel!

Protestuesit thirrje gjeneralit Wesley Clark në Nju Jork: Mos qëndroni në krah të Edi Ramës, ai është kriminel!

Një grup protestuesish shqiptarë në Nju-Jork kanë reaguar ndaj pranisë së kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara, duke i bërë thirrje gjeneralit amerikan Wesley Clark që të mos qëndrojë përkrah kreut të qeverisë shqiptare. Në videot e publikuara nga protesta, dëgjohen thirrje drejtuar Clark-ut, ku protestuesit i kërkojnë të distancohet nga Rama. “Mos qëndroni krah Edi Ramës, është kriminel”, dëgjohet një prej protestuesve t’i drejtohet gjeneralit amerikan. Reagimi vjen gjatë qëndrimit të Ramës në Nju-Jork, ku ai ndodhet në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke i hedhur vezë kryeministrit, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje dhe epitete të rënda ndaj tij, mes tyre “mafia” dhe “kriminel”. Në krah të Ramës...