Protestuesit sulmuan me vezë gazetarin Bledi Mane, REAGON Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar sulmin verbal dhe fizik ndaj gazetarit Bledi Mane, gjatë protestës së zhvilluar dje në kryeqyet. Në një reagim, UGSH thekson se gazetari është përballur me agresion verbal, hedhje sendesh të forta dhe vezësh. Sipas Unionit, të tilla situate dëshmojnë një situatë shqetësuese për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat, veçanërisht kur ata shprehin publikisht pikëpamje apo qëndrime të ndryshme. “Agresioni ndaj gazetarëve nga individë apo turmë protestuesish kurdoherë është i dënueshëm dhe akt anti lirisë dhe mendimit ndryshe. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin verbal, sulmet me sende të forta dhe vezë si dhe stigmatizimet në turmë, ndaj gazetarit Bledi Mane ditën e sotme, nga një numër i vogël protestuesish në rrugë të TiranësImazhe dhe sekuenca të...
Burimi:
ntv.al