Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

Protesta në ditën e 94-t është shoqëruar me tensione dhe përplasje para Kryeministrisë, ky tubuesit tentuan të hynin në godinë, por u ndalën nga Policia. Protestuesit përdorën edhe dhunën duke goditur me gurë efektivët, njëri prej të cilëve raportohet i lënduar. Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë me autobot, teksa u shtuan edhe forcat e sigurisë. Pranë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së. Jën bërë edhe shoqërime të shumë personave të përfshirë në aktet e dhunës. Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë.