Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh, Policia i shpërndan me gaz dhe ujë!
Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku kanë rinisur përplasjet me forcat e policisë. Protestuesit e maskuar kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të efektivëve. Mjetet ndezëse kanë shpërthyer në asfalt, ndërsa policia është pozicionuar me pajisje mbrojtëse për të përballuar sulmin. Policvia u është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës duke i shpërndarë për të disatën herë. Protesta e kësaj të diele është shoqëruar me episode të përsëritura dhune, ku nuk kanë munguar as hedhja e gurëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të policisë.
Burimi:
javanews.al