Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)
Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, një efektiv ka mbetur i lënduar. Protesta e 94-të te Kryeministria ka përshkallëzuar edhe më shumë. Protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë që ka rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa janë hedhur gurë dhe përdorur forcë e përshkallëzuar. Disa prej protestuesve janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së 94-t radhazi që po zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë, ndërsa një efektiv raportohet të jetë lënduar. Shoqërimi ka ndodhur në një moment tensioni përpara Kryeministrisë, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia po përpiqet për të zmbrapsur protestuesit që kanë tentuar të avancojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Protestuesit vazhdojnë tentativën e tyre për të hyrë brenda ambienteve të Kryeministrisë, aty ku mendojnë...
Burimi:
javanews.al