Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat
Gjatë tensioneve me policinë në protestën e sotme, një qytetar u shtri në tokë në gjendje të fikti. Qytetarët u mblodhën rreth tij duke i kërkuar forcave të policisë të thërrasin ambulancën. Protestuesit u mblodhën në ditën e 117-të të revoltave gjatë zhvillimit të seancës plenare, teksa kordoni i policisë nuk i lejoi t’u afroheshin parlamentit. Kordoni i Forcave Shqiponja i shtyu protestuesit nga Xhamia e Namazgjasë drejt Kishës Katolike, aty ku qytetari pësoi të fikët dhe më pas erdhi ambulanca për ndihmë të specializuar.
Burimi:
gijotina.com