Protestuesit mes gazit të policisë dhe përçarjes së mikrofonave e kryetaruçëve!
Nga Çim Peka/ Protesta e flamingove pati gjithçka që një lëvizje kundër pushtetit mund të kërkonte: vëmendje ndërkombëtare, mbështetje mediatike, vrull në rrjetet sociale dhe zemërimin e qytetarëve përtej vijave partiake. Socialistë të zhgënjyer, demokratë, njerëz pa parti. Në një Shqipëri të tkurrur nga emigracioni, ai shesh dëshmoi sa e madhe ishte ende dëshira për ndryshim. Pastaj mikrofonin e morën njerëz që e ngatërruan turmën përpara tyre me ndjekësit e tyre personalë. Këtu filloi tkurrja. Protesta kishte bashkuar njerëz kundër Ramës; drejtuesit nisën t’i ndanin sipas shijeve të veta. Kush lejohej të vinte. Kush duhej të heshtte. Kush ishte qytetar i pastër dhe kush bëhej i dyshimtë sapo deklaronte bindjen politike. Nga mikrofoni shpërndaheshin certifikata përkatësie, ndërsa sheshi humbiste njerëz. Kur mbetën 200–300 pjesëmarrës, dështimi...
Burimi:
syri.net