Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protesta para Kryeministrisë ka marrë tjetër drejtim në mbrëmje, pas disa orësh pa incidente. Fillimisht, drejt godinës është hedhur një kapsollë, ndërsa më pas janë përdorur edhe molotovë. Protestuesit kanë ndezur një karrige, duke e lidhur veprimin me thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog. Në të njëjtën kohë, në flakë është përfshirë edhe një banderolë ku shfaqej fotografia e Vlora Hysenit. Pas një dite të qetë, këto zhvillime shënojnë nisjen e tensioneve të para të mbrëmjes në sheshin përpara godinës së qeverisë.