Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!
Ftesa e kryeministrit Rama për t’u ulur në ‘sofrën’ e dialogut të vendosur para godinës së qeverisë, është refuzuar. Kjo pasi letrat e vendosura mbi të janë grisur nga kalimtarë të rastit. Ata kanë vandalizuar sheshin me këtë akt, duke dhënë sërish sinjalin e mohimit dhe përpjekjeve për protesta të dhunshme. Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe sot (24 tetor) që në orët e para të mëngjesit thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para godinës së Kryeministrisë. Pas karrigeve të vendosura në ditët e mëparshme, të cilat u thyen nga protestuesit këtë herë para zyrës së tij është vendosur një tavolinë me mbishkrimin “Dialog”. Ai ka vendosur një tavolinë guri, e rrethuar me disa ndenjëse ku janë vendosur fletë me fjalën “Dialog”....
Burimi:
javanews.al