Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi tavolinën e gurtë përpara godinës së Kryeministrisë. Por përgjigjja e qytetarëve që vijojnë protestën mbetet e njëjtë: “Dorëheqje!” Kësaj here, protestuesit kanë zgjedhur t’ia bëjnë të qartë qëndrimin e tyre duke shkruar mesazhin e mbi tavolinën e gurtë, e cila prej ditësh është kthyer në simbolin e përpjekjeve të kryeministrit për të hapur një tryezë bisedimesh me të rinjtë. Ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë gjetur deri më tani përgjigje pozitive nga protestuesit. Ata këmbëngulin se nuk pranojnë të ulen në dialog me kryeministrin dhe se kërkesa e tyre kryesore është largimi i tij nga pushteti. Fillimisht, para Kryeministrisë u vendosën karrige me...
Burimi:
gijotina.com