Protestuesit futen tek Ministria e Financave, nxjerrin sende jashtë dhe i vihet zjarri godinës
Pas disa orësh tensioni, përplasjesh me Policinë, shkatërrim të pronës, gazit lotsjellës dhe përdorimit të ujit me presion në ”Rrugën e Durrësit” dhe Ministrisë së Arsimit, protesta ka marrë një drejtim të ri. Me thirrjet e protestuesve për të ndryshuar itinerarin e tubimit, një numër i madh pjesëmarrësish janë nisur në marshim drejt zonës së Parlamentit, duke zhvendosur kështu fokusin e protestës në një tjetër pikë të kryeqytetit. Por ata kanë bërë një ndalesë tek Ministria e Financave, ku protesuesit janëfutur brenda dhe po nxjerrin objekte me qëllim ti djegin. Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen në këtë zonë, por protestuesit janë përgjigjur me gurë. Po ashtu në derën kryesore dhe në njërën prej dritareve i është vënë zjarri. Revolta e studentëve vijon edhe këtë...
Burimi:
kohajone.com