Protestë te Zogu i Zi, tentohet të bllokohet qarkullimi, policia shoqëron disa persona

Protestë te Zogu i Zi, tentohet të bllokohet qarkullimi, policia shoqëron disa persona

Një protestë është zhvilluar mëngjesin e sotëm te nyja e Zogut të Zi në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Policia ka ndërhyrë për lirimin e aksit, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët. Ndërhyrja e policisë vijon për rikthimin e qarkullimit normal në zonë, ku trafiku është i rënduar për shkak të fluksit të automjeteve.