Protestë sërish në Vlorë, qytetarët kundër Muzeut Hebraik

Protestë sërish në Vlorë, qytetarët kundër Muzeut Hebraik

foto nga protesta ne vlore VLORË- Debati për Muzeun Hebraik ka rikthyer qytetarët në rrugët e Vlorës. Këtë të shtunë një grup protestuesish janë mbledhur pranë kantierit ku po zhvillohen punimet duke kundërshtuar projektin dhe veçanërisht vendin ku është parashikuar ndërtimi i tij. Me flamuj kuqezi, pankarta dhe simbole të UÇK-së protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes në këtë pjesë të qytetit. Qëndrimet mes tyre nuk janë të njëjta disa kundërshtojnë vetë ndërtimin e muzeut, ndërsa të tjerë kërkojnë që projekti të zhvendoset në një tjetër hapësirë. Në fokus është zona e qendrës historike, pranë Muzeut Etnografik, i njohur edhe si 'Klubi Labëria'. Protestuesit argumentojnë se ndërtimi në këtë hapësirë mund të ndikojë te trashëgimia historike e qytetit dhe propozojnë që muzeu të realizohet...