Protestë para EULEX-it në Prishtinë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Protestë para EULEX-it në Prishtinë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), në zonën industriale të Prishtinës, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjatë tubimit, disa nga protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të objektit të EULEX-it. Protesta u zhvillua pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan katër ish-drejtuesit e UÇK-së për krime lufte. Dënimet e shqiptuara variojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim. Deri tani nuk është bërë e qartë arsyeja e zgjedhjes së objektit të EULEX-it si vend për protestë. Megjithatë, EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Misioni...