Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Rreth 300 persona janë mbledhur në Paris për të kërkuar që aktivisti antifashist shqiptar, Rexhino Abazaj, i njohur si “Gino”, të mos ekstradohet në Gjermani. Abazaj kërkohet nga autoritetet gjermane për shkak të përfshirjes së dyshuar në një rast dhune ndaj një parade neonaziste të mbajtur në Hungari në shkurt të vitit 2023. Ekstradimi i Abazajt në Gjermani u urdhërua nga gjykatat franceze në mesin e gushtit, pasi më herët ato kishin refuzuar ta dorëzonin drejtpërdrejt në Hungari për shkak të rrezikut të shkeljes së të drejtave themelore dhe kushteve çnjerëzore në burgje. Aktivisti shqiptar, i cili po përballet me rrezikun e një dënimi deri në 24 vjet burg në Hungari dhe deri në 10 vjet në Gjermani — pasi disa nga viktimat e pretenduara...