Protestë në Bulevard gjatë takimit të Ramës me Von der Leyen, policia shoqëron një person (VIDEO)
FOTO NGA PROTESTA SOT TIRANË- Protesta e zhvilluar në Bulevard, në kohën kur në Kryeministri po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shoqëruar me tensione. Forca të shumta policie kanë krijuar një kordon përgjatë Bulevardit duke kufizuar lëvizjen e protestuesve dhe afrimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë. View this post on Instagram Gjatë protestës efektivët kanë shoqëruar edhe një person, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë të vendosura në zonë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai